• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Lot dhe panik mes tifozëve suedezë pas lajmit për sulmin terrorist, të gjithë strehohen në sallën e mediave

16/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lajm i rëndë për vrasjen e dy tifozëve suedezë para fillimit të ndeshjes mes Belgjikës dhe Suedisë në Bruksel, ka tronditur opinionin kudo. Ngjarja në fjalë solli braktisjen e ndeshjes në pushimin e saj, teksa tifozët u detyruan që të qëndronin të mbyllur brenda në impiant derisa të sigurohej shpërndarja e sigurt e mbi 30 mijë personave.

sdfsdfdfsdfssfdsfd

Situata më problematike ka qenë ajo e tifozëve suedezë, me rreth 200 të tillë që kishin udhëtuar për të ndjekur takimin. Shumë prej tyre kanë shpërthyer në lot pasi kanë mësuar për lajmin e rëndë, teksa ekzistonte gjithmonë paniku i mënyrës se si do të ktheheshin shëndosh e mirë në shtëpitë e tyre.

Ndërsa policia nisi organizimin e evakuimit nga stadiumi të tifozëve belgë, ata suedezë janë ftuar në ambientet e brendshme, teksa një pjesë e tyre janë sistemuar në sallën e mediave në stadium, siç shihet në videon e mëposhtme. Raportohet se familjarët e lojtarëve të të dy skuadrave të pranishëm në tribuna, janë futur në dhomat e zhveshjeve me futbollistët të cilët kërkuan t’i kishin pranë teksa prisnin edhe ata largimin nga impianti.

SHIH VIDEON

Sipas raportimeve të mediave lokale, atentatori ka qëlluar me armë zjarri ndaj mbështetësve suedezë në mënyrë të qëllimshme teksa ka bërë postim më parë në rrjetet sociale se ishte pjesë e ISIS dhe do të hakmerrej ndaj “të pafeve”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sulmi terrorist në Bruksel, momentet e trishta kur tifozët nordikë mësojnë lajmin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.