Fitorja 4-1 e PSG-së ndaj Olimpik Lionit në transfertë nuk ka qenë tërësisht e qetë për parisienët. Trajneri i kampionëve në fuqi, Luis Enrike, ka çuditur të gjithë me një reagim të ashpër ndaj portierit Xhanluixhi Donaruma.
Ky i fundit me sa duket nuk po luante tiopin siç kërkonte trajneri dhe spanjolli i tërhoqi vëmendjen me gjeste të dukshme nervozizmi. “Mbajë topin poshtë”, ishin ulurimat e teknikut ndaj portierit.
Ai më pas reagoi duke turfulluar dhe mori me shkelma një nga mbajtëset e ujti teksa ulej në pankinë.
See PSG manager Luis Enrique’s fury as the team scores their 4th goal in the 1st half.
He was annoyed that Gianluigi Donnarumma was not placing the ball on the ground to pass out the back when the move began that culminated in a 4th goal. pic.twitter.com/jN2HiUOuI1
— Get French Football News (@GFFN) September 3, 2023
“Ishte një situatë loje mbi të cilën kemi punuar, mbi të cilën duhet të përmirësohemi. Por ai është një lojtar i një niveli botëror dhe meriton të gjithë respektin tim”, u mundua të shfajësohej për atë reagim trajneri pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL