Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Lukaku humbet penallti, por në fund bën heroin. Roma përmbys Leçen e Ramadanit në minutat shtesë

GS 05/11/2023 1 Min. Lesezeit

Roma ka fituar me përmbysje ndaj Leçes në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Serisë A.trey

Sfida nisi si mos më keq për verdhekuqtë pasi Lukaku gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë sfida u arrit të zhbllokohej vetëm në minutën e 72′ me Almqvist. Teksa dukej që ndeshja do të mbyllej kështu, skuadra e Murinjos bëri përmbysjen e madhe.

Në minutat shtesë arritën të shënonin dy gola, nga Azmun dhe Lukaku. Me këtë fitore rikthehet pak qetësia dhe Roma ngjitet në vendin e 8-të me 17 pikë. Ndërkohë mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani është kthyer në titullar të padiskutueshëm duke luajtur gjatë gjithë ndeshjes.

GOLI I ALMQVIST (VIDEO)

GOLI I AZMUN (VIDEO)

GOLI I LUKAKUT (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: