Tuesday, 25. August 2026
Sport

VIDEO/ ‘Lumë’ golash në derbin e Londrës, Arsenali fiton thellë ndaj West Hamit

GS 01/12/2024 1 Min. Lesezeit

Arsenali siguroi një fitore mbresëlënëse 5-2 ndaj West Ham-it në ndeshjen e zhvilluar në “London Stadium”. Ndeshja u dominua nga ‘Topçinjtw’ që shënuan katër gola brenda 36 minutave të para.

West Ham – Arsenal 2-5

Gabriel Magalhães hapi serinë e golave pas një asisti nga Bukayo Saka.

Leandro Trossard shënoi golin e dytë, gjithashtu me asist nga Saka.

Martin Ødegaard realizoi nga pika e penalltisë për rezultatin 3-0.

Kai Havertz shtoi një tjetër gol, duke shfrytëzuar një asist të Trossard.

Bukayo Saka, pak para përfundimit të pjesës së parë, vulosi rezultatin e pjesës 5-2 me një penallti.

West Ham arriti të shënojë dy gola, njëri nga Aaron Wan-Bissaka dhe tjetri nga Emerson, por nuk mjaftuan për të sfiduar Arsenalin, i cili dominoi në aspektin e posedimit dhe rasteve të krijuara.

Kjo fitore konsolidoi pozitën e Arsenalit në krye të tabelës së Premier League dhe tregoi fleksibilitetin e skuadrës në fazën ofensive​.

Teilen: