Mançester Junajtid ka vazhduar të shfaqë një brishtësi të jashtëzakonshme duke u mundur këtë herë në shtëpi nga Totenhemi në një ndeshje ku kapitulloi pa kushte përballë londinezëve.
Skuadra e drejtuar nga Erik Ten Hag, gjithnjë e më shumë në diskutim pavarësisht rinovimit të kontratës së tij me “djajtë e kuq”, e pa veten në disavantazh që në minutën e tretë të sfidës pas golit të Xhonson për miqtë.
Gjërat morën një rrjedhë edhe më të keqe për ta kur Bruno Fernandes u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 42-të të sfidës, duke ia bërë më të lehtë Totenhemit menaxhimin e lojës. Londinezët “falënderuan”, duke dyfishuar shpejt rezultatin me Kulusevskin në startin e pjesës së dytë teksa fundosën vendasit me golin e Solanke në minutën e 77.
Fitorja 3-0 ngjit Totenhemin përsëri pranë skuadrave që pretendojnë për Europën, ndërsa lë Mançester Junajtid në vendin e 12 në klasifikim, pas një tjetër starti të tmerrshëm të sezonit.
GOLI I XHONSON (VIDEO)
GOLI I KULUSEVSKIT (VIDEO)
GOLI I SOLANKE (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL