Tuesday, 26. May 2026
Sport

VIDEO/ Mançester Siti fiton në frymën e fundit, Stons dhe VAR-i nderojnë kampionët në fuqi të Premier Ligës

GS 20/10/2024 1 Min. Lesezeit

Mançester Siti ka marrë një fitore në frymën e fundit kundër Uolvesit në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Premier Ligë.

siti

Sfida u zhbllokua në minutën e 7-të nga Larsen ndërsa baraspesha u rikthye në minutën e 33-të nga Gvardiol. Kështu pjesa e parë u mbyll në barazimin 1-1.

Kampionët në fuqi vuajtën shumë për golin e përmbysjes i cili erdhi në minutën e 95-të nga Xhon Stons. Më pas në lojë u fut VAR dhe arbitri konfirmoi që goli ishte i rregullt.

Me këtë fitore, Siti ngjitet në vendin e parë me 20 pikë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: