Friday, 15. May 2026
Sport

VIDEO/ Manchester United perfekt, “Djajtë” mposhtin bindshëm Evertonin

GS 26/11/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester United ka marrë një fitore të rëndësishme dhe të madhe në transfertë ndaj Everton me rezultatin 0-3.

United kaloi në minutën e tretë menjëherë në avantazh, pasi sulmuesi i talentuar Garnacho shënoi një gol jashtëtokësor, padyshim më i bukur i sezonit deri më tani, me një goditje gërshërë.

Seria e golave vazhdoi në pjesën e dytë, me Rashford në minutën e 56’ duke shënuar nga penalltia dhe me Martial në minutën e 74’.

Kjo fitore i jep tre pikë të arta skuadrës së Ten Hag dhe ngjiten në vendin e gjashtë me 24 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat

Teilen: