• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Marney Maxx, luftëtari me një krah: Vetëm Zoti mund të më mposhtë!

15/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Marney Maxx njihet nga të gjithë si “luftëtari me vetë, një krah”. Ky djalë ka kaluar gjithë jetën duke u përpjekur të realizojë ëndrrën e tij për të luftuar, pavarësisht nga aftësia e kufizuar fizike. Në fund, jo vetëm që ia doli, por arriti të festojë suksese të mëdha, duke fituar disa ndeshje, përfshirë atë të fundit, në mënyrë mbresëlënëse.

Luftëtari me një krah triumfon në MMA

Atleti brazilian shkëlqeu në garën “Shooto Brazil 127”, të mbajtur në Rio de Janeiro, ku arriti një fitore spektakolare, duke e rrëzuar kundërshtarin e tij, Estegerson da Silva, në një ngjarje të arteve marciale mikse (MMA) për kategorinë deri në 74.8 kilogramë.

Që në fillim, Maxx tregoi një agresivitet të jashtëzakonshëm, duke lëshuar një seri goditjesh të forta. Pavarësisht mbrojtjes së dobët në anën e majtë për shkak të mungesës së parakrahut, Marney pati një shpërthim brutal.

Pas një goditjeje të fuqishme me këmbë, Estegerson përfundoi i shtypur pas kafazit dhe nuk pati çfarë të bënte. I trullosur nga goditjet në kokë, da Silva u dorëzua pas një fillimi shokues.

Kjo rezultoi me një nokaut në raundin e parë dhe një festë të madhe për Maxx, i cili u gëzua për një tjetër arritje të madhe.

 

“El Peleador de un Brazo” Marney Maxx, ganó con un KO espectacular en el primer round. Siempre se puede 👏🏻 pic.twitter.com/VAkTWNzoxD

— Gaston “Tonga” Reyno (@gastonreyno) December 14, 2024

 

Historia e Marney Maxx

Ky luftëtar ka një histori të veçantë: i lindur me një problem kongjenital, iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje për amputimin e krahut të majtë. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi kurrë të ndjekë ëndrrën dhe pasionin për MMA-në. Që nga debutimi i tij profesional në 2016, braziliani ka grumbulluar një rekord prej gjashtë fitoresh dhe katër humbjesh, katër prej të cilave me nokaut. Ai është një brez i zi në Jiu-Jitsu dhe Muay Thai, duke ndjekur ëndrrën e tij falë një vendosmërie të jashtëzakonshme.

 

Në një intervistë për MMAFighting në vitin 2022, ai tha:

“Është shumë e vështirë të shesësh karamele dhe të përpiqesh të realizosh ëndrrën tënde. Kam luftuar për një vend në shoqëri që kur isha fëmijë dhe është e vështirë. Pavarësisht vështirësive, përpiqem t’u tregoj njerëzve se mund t’ia dalin… Gjithmonë i them vetes se jam një njeri i fortë dhe askush nuk mund të më mposhtë. Vetëm Zoti mundet, dhe e di që ai nuk do ta bëjë këtë.”

 

Maxx ka kaluar sfida jo vetëm fizike, por edhe psikologjike:

“Kam pasur ankth dhe isha në depresion. Nuk isha i motivuar, por pastaj më erdhi kjo mundësi gjatë një promovimi të madh. Njerëzit nuk besonin tek unë, dhe unë e përdora këtë si karburant për të shkuar atje dhe për të fituar… Kur mendoj të dorëzohem, Zoti më jep forcën për të vazhduar.”

Next Post

Barça synon transferimet falas, “Katalanasit” vihen pas Partey e Jonathan David

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.