• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Mbrëmje emocionuese! Spanja likuidon Italinë dhe “fluturon” në finalen e Ligës së Kombeve

15/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 Spanja në finalen e Ligës së Kombeve. Kombëtarja iberike likuidoi Italinë e Roberto Mançinit mbrëmjen e sotme, duke e mposhtur me rezultatin 2-1, teksa gjn Kroacinë në finalen e madhe të këtij kompeticioni.  
fhjkdnf

Pino në minutën e 3-të dhe Joselu në minutën e 88-të ishin autorët e golave për spanjollët, ndërkohë që për Italinë, golin e vetëm e shënoi Imobile nga pika e bardhë në minutën e 11-të.  

20 muaj pas finales së humbur me Francën, “iberikët” prekin sërish finalen, ku do të ndeshen të dielën me Kroacinë në Roterdam.

FT

SPANJË 2-1 ITALI

4′ Pino, 88′ Joselu / 11′ Imobile

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet sfida!

88′ GOOOOL SPANJA 2-1/ Në festë iberikës, sulmuesi Joselu ndëshkon Donarumën me një gol me shumë fat, teksa përfiton nga një karambol brenda zonës, teksa shumë pranë vijës fatale e pati të thjeshtë ta dërgonte topin në rrjetë. 

84′ Zëvendësim i fundit te Spanja, largohet Morata, vendin e tij e merr Joselu.

80′ Spanja rrezikon me Moratën që provon të shënojë brenda zonës, pas asistit të Zhordi Albës, po i vëmendshëm Donaruma që largon rrezikun në këndore.

74′ Spanja kryen dy zëvendësime të tjera, Merino dhe Pino i lënë vendin Fabian Ruizit dhe Ansu Fatit.

68′ Tjetër zëvendësim te Spanja, largohet Gavi në fushë Kanales.

65′ Pranë golit të dytë Italia me Fratesin, vendimtare ndërhyrja e portierit Simon, që i mohon një gol të sigurt mesfushorit të Sasuolos.

60′ Dy zëvendësime te Italia, largohen Imobile dhe Zhorzhinjo, në fushë Kieza dhe Kristante.

46′ Zëvendësim edhe te Spanja, largohet Rodrigo në lojë Asensio.

46′ Italia kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Spinacola dhe Bonuçi, vendin e tyre e marrin Dimarko dhe Darmian.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Morata lëshon një gjuajtje drejt mesit të portës, por Donaruma tregohet vigjilent dhe i mohon golin.

29′ Imobile godet me kokë nga buza e zonës, por topi fluturon jashtë shtyllës së djathtë.

21′ Fratezi shënon golin e avantazhit, por arbitri ia anulon për pozicion jashtë loje.

11′ GOOOL ITALIA 1-1! Nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Imobile shënon gol dhe rikthen baraspeshën.

10′ Le Normand kap topin me dorë në zonë, ka penallti për Italinë.

4′ GOOOL SPANJA 1-0! Pino përfiton nga gafa e Bonuçit dhe i merr topin, ai godet drejt portës duke shkundur rrjetën e Donarumës!

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTAREpsnja

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sulmuesi largohet nga Shkëndija

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.