Majorka e Vedat Muriqit triumfoi me rezultatin 3-0 në duelin e javës së fundit të La Ligës, duke u renditur në vendin e 9-të në elitën e futbollit spanjoll.Mbyllje perfekte për sulmuesin shqiptar të Kosovës, që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 51-të, duke zhbllokuar sfidën, për t’i hapur rrugën më pas golave të Kompete dhe Rodriguez.
Me këtë gol, Muriqi e mbylli sezonin në La Liga me 15 realizime dhe 3 asiste duke u renditur në vendin e pestë në listën e golashënuesve. Vetëm Levandovski, Benzema, Joseleu kanë shënuar më shumë se ish-sulmuesi i Teutës dhe Besës së Kavajës. PANORAMASPORT.AL