Thursday, 28. May 2026
Sport

VIDEO/ Me birrë në dorë dhe duke u lëkundur, shikoni ku ka përfunduar “Perandori” Adriano

GS 31/10/2024 1 Min. Lesezeit

Dikur të gjithë e njihnin si “Perandori”. Bëhet fjalë për Adrianon, ish-sulmuesin e njohur të Brazilit dhe Interit, që tashmë po jeton një jetë mes alkoolit në favelat e shtetit ku lindi.

per

Një video e Adrianos qarkullon së fundmi në rrjetet sociale me 42-vjeçarin që kërcen zbathur në lagjet e varfëra të Brazilit. Po ashtu alkooli dhe cigarja nuk mungojnë.

I rrethuar nga njerëz që duken si miqtë e tij, por duke bërë veprime qesharake, Adriano është larg asaj që tifozët kanë parë në fushën e blertë.

Diçka e tillë nuk mund të thuhet se është e papritur. Kjo pasi Adriano është investiguar po ashtu për lidhje me krimin.

VIDEO

PANORAMASPORT.AL

Teilen: