Leo Mesi pati një ndeshje tërësisht për t’u harruar, ndërsa Inter Majemi u mposht nga Sherlot.
Këta të fundit fituan 3-0 në shtëpi me ndeshjen që pati vlerë për kampionatin amerikan.
Mesi mori si gjithmonë përsipër penalltinë, ndërsa ishte minuta e 32-të kur e goditi.
“Pleshti” u turpërua, pasi “Panenka” që kishte guximin të provonte, u prit nga portieri kundërshtar.
https://streamin.one/v/8cf9ef36
Ai rast më pas i hapi rrugën fitores së Sherlot. Në këtë takim mungoi Luis Suarez, që është i dënuar nga Disiplina pas incidenteve në ndeshjen e fundit.
Inter Majemi po kalon formë jo aq të mirë. Pas 26 ndeshjesh të luajtura numëron 46 pikë në vendin e tetë.
Duhet thënë se ka katër ndeshje të prapambetura në krahasim me të tjerët.