Friday, 15. May 2026
Sport

VIDEO/ Messi “shënon” në përfundim të sfidës, argjentinasi bën gjestin fantastik me tifozin

GS 09/10/2023 1 Min. Lesezeit

Inter Miami i Leo Messi u mposht me shifrat 0-1 nga Cincinnati, me aktivizimin e sulmuesit argjentinas në minutën e 55-të të ndeshjes që nuk mjaftoi për të shpëtuar skuadrën e tij.

Në fund të ndeshjes, Messi u bë protagonist me një gjest tepër të bukur. Një djalosh hyri në fushë për t’u afruar tek ai, por sigurisht që trupëroja e argjentinasit nuk e lejoi në asnjë mënyrë fillimisht, duke e bllokuar në çast.

Messi i bëri me dije trupërojes së tij që ta lejonte tifozin e vogël të afrohej, duke bërë foto dhe duke i dhuruar një autograf./h.ll/abcnews.al

Teilen: