Milani bën “vetëvrasje” në Zagreb ndaj Dinamos së Fabio Kanavaros, teksa mposhtet me rezultatin 2 me 1, duke humbur “trenin” për në fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve.
Golat e Baturinës dhe Pjacës shtangën kuqezinjtë, ndërkohë që Pulisiç realizoi golin e vetëm për Milanin në minutën e 53-të. Vlen të theksohet fakti se italianët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 39-të, pas kartonit të dytë të verdhë të Musah.
Skuadra e Konsesaos e mbylli grupin në vëndin e 13-të, teksa tashmë do të kërkojë kualifikimin nëpërmjet raundit të 1/16-ve. Ndërkohë për kroatët kjo ishte një fitore thjesht për prestigj, pasi nuk ia dolën të vijonin rrugëtimin, duke u kualifikuar, për shkak të golavarazhit më të keq se Siti, Klub Bryzh dhe Sporting.
FT: DINAMO ZAGREB – MILAN 2-1
Baturina 19′, Pjaca 60′ / Pulisiç 53′
GOLI I PJACËS: VIDEO
GOLI I PULISIÇ: VIDEO
KARTONI I KUQ I MUSAH: VIDEO
GOLI I BAUTURINËS: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL