Sandro Tonali ka qenë blerja e bujshme e Njukasëllit gjatë merkatos së verës. Klubi anglez pagoi 52 milionë paund për kartonin e mesfushorit të Milanit, i cili ka nënshkruar për 5 vite.

Tifozët e Milanit ishin të pakënaqur pasi u largua një nga lojtarët më cilësorë, por edhe ata të Njukaslëll tashmë nuk janë shumë të kënaqur pasi kanë parë videon ku Tonali dhe bashkëshortja e tij, Xhuliet Pastore, po inspektonin ambientet e klubit në vizitën e parë atje.
Ndërsa Tonali po ecte me duar në xhep, gruaja e tij shikonte rreth e rrotull dhe në një moment, teksa ata kalonin palestrën, ajo iu kthye mesfushorit. “Te Milani nuk kishin një palestër kaq të madhe…”. Por mesfushori i përgjigjet menjëherë. “Atje është më e madhe”.
Një dialog i shkurtër por që është bërë viral në rrjetet sociale, i shpërndarë nga tifozët e Njukasëll që e interpretuan atë si nënvlerësim të italianit ndaj klubit të tyre. Për shumë prej tyr,e kjo bënte të qartë se Tonali ishte transferuar jo për ambicie sportive, por për pagën më të lartë që do të përfitonte te Njukasëll.
PANORAMASPORT.AL