Festë në ‘San Siro’ pak pasi topi shkelmohet për fillimin e ndeshjes. Në minutën e 3-të të ndeshjes, Christian Pulisic asistoi për Alexis Saelemaekers, i cili me një goditje të fortë nga afër dërgoi topin në rrjetë, duke lënë portierin e Napolit pa asnjë mundësi për të reaguar, 1-0 për Milanin.
Milani po dëfren para tifozëve kuqezi: në minutën e 32-të pas një aksioni model, Pulisic, i ndihmuar edhe nga devijimi i një mbrojtësi, realizon golin e dytë.
60′ – Gol i De Bruyne, Milan–Napoli 2-1. Belgu shënon golin e tij të tretë sezonal, duke e mposhtur Maignan. Napoli është vetëm një gol prapa dhe luan me një lojtar më shumë.