Atalanta e Berat Gjimshitit mposhti Milanin me rezultatin 0-1 në duelin e vlefshëm për javën e 33-të të Serisë A italiane. Një triumf i artë ky për objektivin Champions, për skuadrën bergamaske, ndërkohë në krahun tjetër kuqezinjtë e Konsensaos, shikojnë me “dylbi”, zonën Europiane, me një diferencë tashmë prej 6 pikësh nga Roma e vendit të gjashtë.
Ishte braziliani Ederson heroi i sfidës për skuadrën e Gasperinit, teksa pas asistit të Belanovës tundi rrjetën e Menja.
Për Atalantën kjo ishte fitorja e 19-të në kampionat, ndërsa për Milanin disfata e 10-të. Duelin e radhës kuqezinjtë do e luajnë ndaj Venecias në transfertë ndërsa Atalanta pret Leçen.
Për sa i përket Berat Gjimshtit, kapiteni i Kombëtares shqiptare, e nisi ndeshjen si titullar, teksa u zëvendësua në minutën e 59-të, pas një dëmtimi në kaviljen e djathtë.
FT
MILAN 0-1 ATALANTA
62′ Ederson
GOLI I EDERSON (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL