Thursday, 26. March 2026
Sport

VIDEO/ Miqësore me 6 gola, Portugalia ndez “motorët” para Europianit

GS 04/06/2024 1 Min. Lesezeit

Portugalia triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Finlandës, në testin miqësor që dhuroi plot 6 gola.  

Portugalia

Luzitanët ishin dominues absolut në duelin e zhvilluar në stadiumin “Estádio José Alvalade” të Lisobonës, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren. 

Kapiteni Dias hapi serinë e golave në minutën e 17-të, ndërkohë që Diogo Zhota shënoi në minutën e 45+4 nga penalltia për 2-0. 

Pjesa e dytë rezervoi edhe 4 gola të tjerë, Bruno Fernandez realizoi dopietë në minutat 55 dhe 84, teksa të dyja golat për kombëtaren e Finlandës i shënoi Puki në minutën 73 dhe 77.  

Portugali do të zhvillojë edhe 2 miqësore të tjera në datat 8 dhe 11 qershor, respektivisht përballë Kroacisë dhe Irlandës.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: