Gjermania, organizatorja e Kampionatit Europian në verën e ardhshme, ka zhvilluar mbrëmë një ndeshje miqësore me Turqinë. Takimi i zhvilluar në Berlin ka përfunduar me fitoren 3-2 të kombëtares turke, duke u dhënë një tjetër goditje të besuarve të trajnerit Nagelsman. Por më shumë se fitorja në fushë e turqve në Gjermani, bujë ka bërë gjesti i lojtarëve të Turqisë para fillimit të takimit.
Ndeshja u luajt në një kohë me temperatura të ulëta, gjë e cila u pa qartë te gjendja e fëmijëve që shoqërojnë lojtarët dhe arbitrat kur hyjnë në fushë. Gjatë rreshtimit të skuadrave dhe fëmijëve në mesin e fushë kur po bëhej gati të ekzekutimi i himneve të të dy shteteve, futbollistët turq kanë bërë një veprim për t’u vlerësuar karshi fëmijëve që kishin para.
Me radhë, futbollistët turq kanë hequr bluzat e përfaqësimit, që kishin veshur, dhe ua kanë hedhur krahëve fëmijëve duke i mbuluar që të mos e ndjenin shumë të ftohtin. Gjesti i futbollistëve turq po bën xhiron e rrjetit, veprim i cili iu shpërblye edhe me fitoren në fushë.
;
PANORAMASPORT.AL