Reali i Madridit u rikthye te fitorja në La Liga, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Getafen, në duelin e vlefshëm për javën e 34-t të kampionatit. Mjaftoi goli i Asension i shënuar në minutën e 70-të, që madrilenët të siguronin triumfin e 22-të në 34 javë, duke parakaluar përkohësisht në renditje Atletikon e Madridit, që do të luajë nesër ndaj Elçes. Ndërkohë në krahun tjetër, kjo humbje i ka përkeqësuar pozitat te Getafe, që e sheh veten në vendin e 18-të, katër javë nga fundi i kampionatit dhe rrezikon ndjeshëm rënien nga kategoria. Për sa i përket duelit të radhës, Reali do të përballet në transfertë me Valencian, ndërsa Getafe pret Elçen.