Juventusi ka fituar në finale të Kupës së Italisë ndaj Atalantas me rezultat 1-0 për të fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në Itali.
Zonja e Vjetër e nisi furishëm ndeshjen, duke shënuar që në minutën e tretë, ku Dusan Vlahovic gjeti rrjetën pas asistimit nga Andrea Cambiaso.
Atalanta e pati më shumë posedimin në pjesën e parë, por që nuk arriti të krijonte ndonjë rast të madh, pasi mbrojtja e Juventusit nuk lejoi.
Me të filluar pjesa e dytë, Bianconerët kërkuan penallti, pas rrëzimit në zonë të Vlahovic, por gjyqtari Fabio Maresca nuk mendoi ashtu.
Në minutën e 72-të, Juventusi gjeti dhe golin e dytë pas një goditje me kokë të Vlahovic, por që pas rishikimit të VAR, u anulua për pozicion jashtë loje.
Ratin e parë të mirë, Atalanta e kishte në minutën e 79-të, kur Ademola Lookman gjuajti bukur, por topi gjeti vetëm shtyllën.
Juventusi u përgjigj me goditjen e bukur të Fabio Miretti, që edhe kjo u ndal në shtyllë.
Deri në fund ndeshja nuk solli më asgjë dhe Juventusi e mbylli vitin me një trofe të fituar. /h.ll/abcnews.al