Wednesday, 15. July 2026
Sport

VIDEO/ Mjafton vetëm një gol, Arsenal mposht Manchester United dhe rimerr kreun e Premier League

GS 12/05/2024 1 Min. Lesezeit

Arsenal ka arritur të triumfojë në “Old Trafford” me rezultatin minimal 0-1 ndaj Manchester United.

Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi në pjesën e parë, ku në minutën e 20-të, sulmuesi gjerman Havertz asistoi për Trossard dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetën e mbrojtur nga Onana.

Kaq ka mjaftuar dhe “Topçinjtë” kanë marrë tre pikë me shumë vlerë, pasi tashmë renditen aktualisht në vendin e parë me 86 pikë, një më shumë se Manchester City, ndërsa Manchester United ndodhet në vendin e tetë me 54 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golin

Teilen: