• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Mjafton vetëm një gol, Mançester Siti mposht Çelsin dhe kalon në finale të Kupës FA

20/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mançester Siti është finalisti i parë i Kupës FA në Angli, duke mposhtur 1-0 Çelsin në gjysmëfinale. Qytetarët, edhe pse të goditur nga eliminimi në Champions, gjetën forca dhe tashmë kanë mundësinë të fitojnë trofeun.

UsE5os5VvCRFnPgPnXKUUd-1200-80

Një humbje e hidhur për skuadrën e Poçetinos, duke parë rastet e shumta të shpërdoruara nga sulmuesi i londinezëve Xhekson. Rasti më i pastër i pjesës së parë ka ardhur në minutën e 29-të dhe është krijuar nga skuadra londineze. Enzo Fernandez ka dhënë një pasim përpara për Xhekson, me këtë të fundit që ka kapur në befasi mbrojtjen e qytetarëve dhe është shfaqur i vetëm përballë portierit Ortega, por nuk ka arritur të shënojë.

Shpërdorimet e senegalezit kanë vazhduar në pjesën e dytë, me sulmuesin që është ndalur dy herë brenda pak sekondave nga portieri Ortega edhe pse ka qenë në pozicione shumë të favorshme. Rregulli i pashkruar i futbollit ‘gol i gabuar, gol i pësuar’, është verifikuar në minutën e 84-t, ku Bernardo Silva ka zhbllokuar ndeshjen një metër larg portës. Një lehtësim i madh për portugezin, i cili në mesjavë gaboi një nga penalltitë që i dhuruan kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions, Real Madrid-it.

Skuadra e Pep Guardiolas do të përballet në finalen e Kupës së Anglisë me fituesin e Koventri-Mancester Junajtid, ndeshje që do të luhet nesër në orën 16:30 po në “Wembley”.

MANÇESTER SITI 1-0 ÇELSI

Bernardo Silva 84′

GOLI I BERNARDO SILVËS (VIDEO) 

 

 

PANORAMASPORT.AL

Next Post

E habitshme! Zvezda e Beogradit po e ndjek talentin e madh shqiptar! Vihen pas italianët, anglezët e spanjollët 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.