Thursday, 28. May 2026
Sport

VIDEO/ Modriç dhe Vinicius bëjnë sherr në fushë, tension te Reali gjatë ndeshjes së Kupës

GS 06/02/2025 2 Min. Lesezeit

Tani gjithçka ka përfunduar dhe Reali mund të mendojë i qetë për Atletikon e Madridit në La Liga. “Los Blancos” kanë mundur me vështirësi Leganesin 3-2 në Kupën e Mbretit duke siguruar një vend në gjysmëfinale. Por takimi ka pasur mjaft tension mes “Los Blancos”.

GjEbzgQWAAAPmrb

Dëshmia më e qartë është përplasja në fushë mes kapitenit Modriç dhe brazilianit Vinicius. Pikërisht lojtarët që duhej të udhëhiqnin Realin kanë pasur diçka për t’i thënë njëri-tjetrit. Përplasja mes tyre siç raporton “Radio Marca” ka ndodhur në minutën e 85-të me rezultatin ende 2-2.

Dy lojtarët, dukshëm të tensionuar kanë humbur përqendrimin, duke i kërkuar llogari për disa momente të lojës dhe disa raste të shpërdoruara. Për fat Gonzalo Garsia ka zgjidhur dhe një dhimbje koke më shumë për Realin dhe Ançelotin, Modriçin dhe Vinin gjithashtu.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: