Mbrëmja e sotme rezultoi tepër speciale për Kilian Mbape. Ylli francez, arriti të realizonte golin e parë në karrierë nga goditja e dënimit.
Futbollisti 26-vjeçar, arriti të përshëndetesë rrjetën në minutën e 76-të, në duelin ndaj Leganes, ku me një gjuajtje të kalibruar nga goditja e dënimit, përshëndeti rrjetën duke “vulosur” rezultatin 3 me 2.
🚨🇪🇸 GOAL | Real Madrid 3-2 Leganes | Mbappe
MBAPPE HAS SCORED THE FIRST FREE KICK OF HIS CAREER !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/NAZ2BHlea0
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 29, 2025
Gol ky që i siguroi 3 pikë të arta skuadrës së Realit. Tashmë Mbape është vetëm 1 gola larg Robert Levandovskit që kryeson listën e golashënuesve me 23 gola.
PANORAMASPORT.AL