Një moment tronditës u shënua në minutën e 85-të në duelin e Valvijk dhe Ajaks e cila u ndërpre përfundimisht. Portieri i vendasve Eitene Vaesin, ra pa ndjenja pas një përplasjes me sulmuesin e Ajaks, Brian Brobei.
Pas rënies pa ndjenja të Vaesin shokët e skuadrës vrapuan për t’i dhënë ndihmën e parë dhe e menjëhershme ishte edhe ndërhyrja e stafit mjekësor, që i shpëtuan jetën 28-vjeçarit, ndërsa nga mediat holandeze bëhet me dije e është përdorur edhe një defibrilator.
Vaesin u nxor me barelë nga fusha e lojës, ndërsa arbitri thirri edhe lojtarët e tjerë në dhomat e zhveshjes teksa u vendos që ndeshja mos të rifillonte duke u ndërprerë përfundimisht, ndërkohë që rezultati ishte 2-3 për Ajaksin.
Moment when Etienne Vaessen collided with Brian Brobbey of Ajax. Hope he pulls through pic.twitter.com/CRE3P4jEvI
— 9ja Futball Addict (@9jafutballnews) September 30, 2023
PANORAMASPORT.AL