Wednesday, 21. January 2026
Sport

VIDEO/ Momente emocionuese para ndeshjes së Bajernit, mbahet minuta e heshtjes në kujtim të Bekenbauer

GS 12/01/2024 2 Min. Lesezeit

Bajern Mynih hapi sot siparin e ndeshjeve të Bundesligës për vitin 2024 dhe ku ishte momenti më i mirë që bavarezët të nderonin figurën e një prej emrave që i ktheu ata në klub të madh, Franc Bekenbauerin. Legjenda e futbollit botëror u nda nga jeta pak ditë më parë dhe sot klubi vendosi të mbante para sfidës ceremoninë e vogël në përkujtim të tij.

bekenbauer

Para fillimit të sfidës së Bajernit ndaj Hofenhajm, në qendër të fushës në “Allianz Arena” ishte vendosur një foto gjigande e legjendës në vitet e tij si futbollisti te ky klub.

Ndërkohë, në altoparlantët e stadiumit, u dëgjua edhe mesazhi prekës që Bajerni kishte për ish-kapitenin, trajnerin e drejtuesin e këtij klubi. “Familja e futbollit është e bashkuar për largimin e një njeriu unik”, u dëgjua nga altoparlantët, teksa u ftuan tifozët që të mbanin minutën e heshtjes.

Fillimisht kishte duartrokitje, mes të cilave dalloheshin edhe të emrave që e shoqëruan për një kohë të gjatë në rrugëtimin e tij si Hënes, Rumenige e Brajtner, të cilët me zor mbanin lotët. Ndërsa më pas pllakosi heshtja e plotë, për të përkujtuar në këtë mënyrë legjendën e futbollit gjerman.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: