Wednesday, 18. March 2026
Sport

VIDEO/ Momente frike para miqësores Real Madrid-Milan, ish-portieri bie pa ndjenja gjatë transmetimit

GS 24/07/2023 1 Min. Lesezeit

Momente frike para ndeshjes mes Real Madrid dhe Milanit në turin amerikan. Komentatori i “ESPN”, Shaka Hislop, ish- portieri i disa klubeve angleze, u sëmor gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë para miqësores dhe ra në tokë teksa fliste me kolegun Dan Thomas.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihet qartë se Hislop humbet ekuilibrin dhe bie pa ndenja. Kolegu i tij sinjalizoi menjëherë ndihmën mjekësore dhe ata u kujdesën për të.

Më pas, u njoftua se ish-portieri i West Ham dhe Newcastle ishte nën kujdesin mjekësor në spital dhe i vetëdijshëm./h.ll/abcnews.al

Teilen: