Është ndërprerë prej minutës së 68-të, dueli i kthimit mes Mariborit dhe Fenerbahçes, i vlefshëm për Ligën e Konferencës. Shkak u bë një përplasje e ashpër në tribuna mes tifozëve sllovenë dhe atyre turq. Situata doli nga kontrolli, teksa një pjesë e tifozëve kaluan edhe rrethimin e brendshëm të stadiumit duke kapërcyer në fushë. I ndodhur në këto kushte, gjyqtari vendosi të ndërpresë ndeshjen, deri në normalizimin e situatës.
Vlen të theksohet se titullar në këtë përballje, u aktivizua dhe sulmuesi dibran, Skuka, i cili qëndroi në fushë deri në minutën e 58-të, teksa më pas u zëvendësua nga Iliçiç. Deri në momentin e ndërprerjes, ishin turqit ata që udhëhiqnin falë golit të Kahvexhi, në minutën e 17-të.
NK Maribor-Fenerbahçe maçı tribünde yaşanan olaylar sebebiyle durduruldu!pic.twitter.com/z6UOExA6Db
— mackolik (@mackolik) August 17, 2023
PANORAMASPORT.AL