Thursday, 14. May 2026
Sport

VIDEO/ Momente paniku! Në mars pësoi një arrest kardiak, futbollist serb rrëzohet sërish në fushë

GS 03/12/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti serb Dragisa Gudelj, vëllai i ish-lojtarit të Sporting, Nemanja Gudelj, shkaktoi sërish një frikë të madhe këtë të diel, kur gjatë ndeshjes Melilla-Kórdoba u rrëzua në fushë.   

-640-0-1701625286xgabvynpxaaacari-684

Kjo nuk është hera e parë që 26-vjeçari përjeton një situatë të tillë, pasi në mars të këtij viti ai pësoi një arrest kardiorespirator ndaj Racing de Ferrol. 

Kordoba, skuadra ku luan mbrojtësi serb, tashmë ka qetësuar fansat në rrjetet sociale, duke theksuar se po futbollisti është mirë.   

“Ai është transportuar në spital për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore. Sa më shpejt që të mundemi do të japim më shumë informacion”, thuhet në njoftimin e klubit. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: