Majk Menja ka qenë përsëri protagonist në Udine. Jo vetëm për vërshëllimat që mori për ccdo prekje topi nga tifozët e Udinezes, por sidomos për incidentin e pakëndshëm në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes së mbrëmshme të Milanit në Serinë A.
Pas një përplasje me Aleks Himenezin, ai mbeti i shtrirë në tokë pa lëvizur, duke alarmuar të gjithë stadiumin. Portierit iu dha shpejt ndihma e parë, ndërsa më pas u transferua me ambulancë në spitalin e Udines, ku kaloi të gjithë natën nën kontrollin e mjekëve.
Forza Mike Maignan
Hope he’ll come back soon 🙏🏼#UdineseMilan #SempreMilan— Football Master (@Foot_Masters) April 11, 2025
Raportohet se Menja ka pësuar një trauma në kokë për shkak të përplasjes së dhunshme me shokun e skuadrës, por për fat pa pasoja të rënda për portierin francez, i cili kur u largua nag fusha, u përshëndet nga duartrokitjet e publikut friulan.
PANORAMASPORT.AL