Roma sfidoi në transfertë Bragën në një ndeshje miqësore e cila u mbyll me barazimin 1-1. Autorët e golave ishin El Sharaui dhe Bruma.
Por një moment i veçantë ndodhi në këtë duel më protagonistë Xhanluka Mançinin dhe fansin e tij të vogël.
Pas përfundimit të sfidës, djali i vogël i kërkoi fanellën qendërmbrojtësit dhe ky i fundit nuk ngurroi tja jepte. Tifozi shpërtheu menjëherë në lot nga lumturia e madhe.
Kjo ngjarje është publikuar dhe në faqen zyrtare të klubit në Instagram, me mbrishkrimin: Një dhuratë speciale nga Xhanluka Mançini
PANORAMASPORT.AL