Real Madridi mposhti me rezultatin 2-0 Mançester Junajtidin në miqësoren e zhvilluar gjatë turneut në SHBA. Golat u shënuan nga Belingam në minutën e 6-të dhe në të 89-ën Joselu vulosi sfidën.
Pas përfundimit të ndeshjes një moment emocionues ka ndodhur mes lojtarëve. Bëhet fjalë për ishët e Realit, Kasemiro dhe Rafael Varan.
Ata u takuan me ish shokët e skuadrës si Modriç, Kros, Alba, Eder Militao etj.
Futbollistët janë shikuar duke buzëqeshur dhe përqafuar, teksa duken mjaft të lumtur për këtë takim. (VIDEO)
Rikujtojmë që Kasemiro ka qenë pjesë e Realit për gati 8 vite ndërsa Varan 10 vite.
PANORAMASPORT.AL
Teilen: