Një moment epik në kufijtë e të pabesueshmes është duke bërë xhiron e rrjetit. Protagonist u bë sulmuesi Mark Guiu, i cili me portën e boshatisur nga shumë pranë, nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë duke i habitur të gjithë.
Menjëherë ky moment u publikua në rrjetet sociale, teksa të shumta ishin komentet. Vlen të theksohet fakti se Çelsi triumfoi mbrëmjn e sotme ndaj Sevetes me rezultatin 2-0, me golat e Nkunku dhe Madueke në minutat 50 dhe 76.
🚨🚨| Marc Guiu has MISSED an open goal… pic.twitter.com/dquNAAevmP
— CentreGoals. (@centregoals) August 22, 2024
Për sa i përket Guiut, ai u transferua në këtë merkato vere nga radhët e Barcelonës.
PANORAMASPORT.AL