Sesilio Uotërman i dha fitoren Panamasë kundër SHBA-së në minutën e 94-t të takimit, duke çuar Kombëtaren e tij në finalen e Ligës së Kombeve.
Por sulmuesi i ka pushtuar mediat për një tjetër gjest. Pas golit ai shkoi për të festuar drejt Tieri Henrisë, duke e përqafuar dhe duke i thënë vazhdimisht: “Ti je idhulli im”. Një situatë sa e bukur, aq edhe gazmore, ndërsa sulmuesi u ndëshkua më pas me të verdhë.
THE MOMENT OF A LIFETIME FOR @FEPAFUT‘s CECILIO WATERMAN ❤️ pic.twitter.com/N87TvqZZhv
— Golazo America (@GolazoAmerica) March 21, 2025
PANORAMASPORT.AL