Lacio dhe Roma e kanë mbyllur me një barazim 1-1 ndeshjen e javës së 32-të në Serinë A, me një rezultat që nuk bën të lumtur asnjë nga këto skuadra.
Në një ndeshje ku Svilar nga një anë dhe Mandas nga ana tjetër bënë disa mrekulli me ndërhyrjet e tyre për të shpëtuar portën, ishin lacialët të cilët shënuan të parët me Romanjolin. Por romanistët u përgjigjën me golin e Soule.
Në fund, barazimi 1-1 nuk kënaq asnjë palë, pasi të dy ekipet nuk arritën të shkurtonin diferencën me skuadrat që kanë më sipër në renditje, në luftën për të qenë në zonën Champions për edicionin a ardhshëm.
LACIO-ROMA 1-1
47′ Romanjoli / 69′ Soule
NGJARJET KRYESORE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.
90’+1’ Noslin nuk arrin të devijojë drejt portës nga pozicion i favorshëm pas një goditje këndi. (VIDEO)
76’ Ndika devijon në mënyrë të gabuar topin para portës dhe thuajse shkakton autogol, me Svilar i cili bllokon sferën. (VIDEO)
75’ Goditja e Pedros nga jashtë zonës, devijohet në këndore nga Svilar. (VIDEO)
69’ GOOOL ROMA! Soule lëshon një gjuajtje të pakapshme nga jashtë zonës, topi përplaset në traversë, përfundon në vijën e portës dhe del jashtë. Gjyqtari bën shenjë që i ka mbërritur sinjali në orën elektronike se topi ka kaluar plotësisht, ndaj sinjalizon për gol. (VIDEO)
60’ Pas një goditje dënimi, topi devijohet rrezikshëm para portës së Svilar dhe përfundon jashtë. (VIDEO)
54’ Pas një goditje nga këndi, Mançini gjuan me kokë, pro Mandas shpëton katërkëndorin me një pritje të shkëlqyer. (VIDEO)
47’ GOOOL LACIO! Pas një goditje dënimi, Romanjoli gjuan me kokë dhe u jep avantazhin bardhekaltërve. (VIDEO)
45’+1′ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
37’ Isaksen gjuan me të majtën nga jashtë zonës, Svilar devijon në këndore. (VIDEO)
31’ Dovbik nuk arrin të devijojë drejt portës harkimin e Anglinjos nga e majta. (VIDEO)
22’ Isaksen shfaqet në zonë në të djathtën, por gjuajtja e tij ndalet nga Svilar (VIDEO)
18’ Bashiru rrezikon autogolin pasi devijon para portierit të tij në zhvillimin e një goditje këndi. (VIDEO)
7’ Svilar shpëton portën nga gjuajtja me kokë e Romanjolit. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Olimpico”.
FORMACIONET ZYRTARE
Lacio: Mandas; Marusiç, Gigot, Romanjoli, Lu. Pelegrini, Genduzi, Rovela, Isaksen, Dele-Bashiru, Zakanji, Kastejanos
Trajner: Marko Baroni
Roma: Svilar; Celik, Mançini, Ndika, Selmakers, Kone, Paredes, Angelinjo, Sule, Lo. Pelegrini, Dovbyk
Trajner: Klaudio Ranieri
PANORAMASPORT.AL