Sunday, 26. April 2026
Sport

VIDEO/ Murinjo shuan dyshimet: Kam vendosur të shkoj tek Fenerbahçe, por ende nuk mund ta konfirmoj zyrtarisht

GS 01/06/2024 2 Min. Lesezeit

Zhoze Murinjo ndodhet në “Wembley” për të ndjekur nga afër finalen e Ligës së Kampioneve mes Borusia Dortmund dhe Real Madrid.

9d392cf0-2005-11ef-a13a-0b8c563da930

Në prag të kësaj ndeshje ai ka dhënë një prononcim të shkurtër për për Sky Sports UK, ku është ndalur tek drejtimi i Fenerbahçes: “Nuk është bërë ende. Kam vendosur që dua të shkoj, por nuk mund ta konfirmoj ende zyrtarisht.”

Ish-trajneri i Real Madridit, Interit dhe Romës nënvizoi vështirësitë e shumta që do të përballet në fazën e re të karrierës së tij: “Liga e Kampionëve është e vështirë, sepse do të ketë tre raunde kualifikuese dhe në rastin e Fenerbahçes janë tetë lojtarët e përfshirë në Kampionatin Evropian, kështu që ata nuk do të jenë të disponueshëm për raundin e parë, por më pëlqejnë sfidat. Nëse shkoj, do të shkoj që të luftoj për të qenë në Champions”, përfundoi “Special One”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: