Granada rikthehet te fitorja në La liga 2 falë Myrto Uzunit. Sulmuesi shqiptar realizoi dy herë (të parin dhe të tretin ër skuadrën e tij) në fitoren 3-2 “in extremis” ndaj Eldenses.
Të parin 29-vjeçari e shënoi me penallti në minutën e 17-të, para se Boye të dyfishonte shifrat në fundit e pjesës së parë.
ldense, çuditërisht riktheu baraspeshën në rezultat në pjesën e dytë me finalizimet e Chapelas dhe Ortunos, por në minutën e fundit të kohës së rregullt, ‘bomberi’ kuqezi tundi sërish rrjetën për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.
Janë plot tetë gola të shënuar nga Uzuni në La Liga 2, duke qenë i dyti me 8 gola në listën e golashënusve më të mirë të kompeticionit.