Thursday, 26. March 2026
Sport

VIDEO/ Napoli nis mbrojtjen e titullit me fitore, Osimhen e ndihmon të përmbysë Frozinonen. Empoli i shqiptarëve mundet në shtëpi

GS 19/08/2023 2 Min. Lesezeit

Napoli ka nisur mbrojtjen e titullit kampion në Serinë A me një fitore në transfertë përballë Frozinones. Të kaltrit e drejtuar nga Rudi Garsia, kanë triumfuar me shifrat 3-1 duke përmbysur disavantazhin e fillimit të ndeshjes.

bandicam 2023-08-19 19-15-26-514

Vendasit, në radhët e të cilëve luante titullar edhe sulmuesi shqiptar Marvin Çuni, kaluan të parët në avantazh falë një penalltie, por më pas ishin napolitanët që diktuan ritmin dhe gjetën shpejt barazimin me Politanon. Osimhen para fundit të pjesës së parë, vulosi përmbysjen me golin e tij.

Në fraksionin e dytë të lojës, vendasit goditën shtyllën, por ishte Osimhen ai i cili i ndëshkoi përsëri, duke vulosur fatin e sfidës dhe duke i dhënë tre pikët e para ekipit kampion në fuqi.

Në ndeshjen tjetër të pasdites, Empoli është mundur në shtëpi nga Verona me rezultatin 0-1. Bonacoli shënoi golin e vetëm në pjesën e dytë për miqtë. Në këtë sfidë, Ardian Ismajli e nisi ndeshjen si titullar, ndërsa Stiven Shpendi debutoi duke u aktivizuar në minutën e 70 të duelit.

REZULTATET 

FROZINONE NAPOLI 1-3
7′ (p) Harroui / 24′ Politano, 42′ , 79′ Osimhen

GOLI I DYTE I OSIMHEN

GOLI I OSIMHEN

GOLI I ANULUAR I RASPADORI VIDEO

GOLI I POLITANO VIDEO

GOLI I HARROUI VIDEO

PENALLTIA E SHKAKTUAR NGA KAZHYST

EMPOLI-VERONA 0-1
75′ Bonacoli

FORMACIONET ZYRTARE: 

FROZINONE-NAPOLI 

cuni

EMPOLI-VERONA  

empoli

PANORAMASPORT.AL

Teilen: