U nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 86-vjeçare, trajneri legjendar italian, Karlo Macone. Të shumtë ishin përsonazhet e botës së sportit, që me reagimet e tyre, shprehën mirënjohje dhe nderuam legjendën Macone, që gëzoi një karrierë 38-vjeçari si trajner.

Padyshim që mes tyre nuk mund të mungonte dhe Pep Guardiola, i cili e ka pasur raporte speciale me italianin, gjatë kohës kur spanjolli u transferua në fund të karrierës te Breshia e Macones.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Njukasëll, që Siti fitoi me rezultatin 1-0, Guardiola u shfaq me një fanellë ku ishte stampuar foto e italianit Macone. Një gjest special ky, që tregon respektin dhe mirënjohjen e Pep-it për ish-trajnerin e ti.
“Macone ishte si një baba për mua”, u shpreh ndër të tjera Guardiola në intervistën pas ndeshjes me Njukasëll.
Trajneri i Sitit zbuloi dhe një fakt interesant, që i përkon vitit 2009, kur finalja e Champions-it ishte në Romë, Guardiola ftoi Maconen në stadium si mikun e tij personal. Bëhet fjalë për finalen mes Barcelonës së Guardiolës dhe Mançester Junajtid që përfundoi me rezultatin 2-0 për katalanasit.
‘Mazzone was like a father to me.’
Guardiola wore a t-shirt with the famous Mazzone run on it in his post match interview ❤️
In 2009 when the UCL final was in Rome, Guardiola invited Mazzone as his personal guest. pic.twitter.com/V4WcI25pYb
— Italian Football TV (@IFTVofficial) August 19, 2023
PANORAMASPORT.AL