Sfida mes Brazilit dhe Argjentinës ishte ajo që pritej me padurim nga tifozët, por nuk shkoi ashtu siç pritej.
Kaosi pushtoi tribunat, me tifozët që filluan të përlesheshin me njëri-tjetrin, teksa nuk mungoi as ndërhyrja nga policia, e cila filloi të dhunonte tifozët.
Kjo gjë bëri që të përfshiheshin dhe lojtarët të bëheshin pjesë e këtij kaosi, me portierin Emiljano Martinez që u hodh në tribunë dhe sulmoi disa tifozë.
Për këto arsye u mor vendimi që sfida të startonte me 30 minuta vonesë, deri sa të vihej qetësia në tribuna.
🚨🇧🇷🇦🇷 Crazy scenes in the stands at Maracanã between Brazilian police and Argentina fans.
Full footage by @_igorrodrigues 🎥 pic.twitter.com/lF4uzyI8A9
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 22, 2023
PANORAMASPORT.AL