Mbrojtësi ukrainas i Arsenalit, Oleksandr Zinçenko organizoi një ndeshje bamirësie ‘Game4Ukraine’ në “Stamford Bridge” të shtunën e 5 gushtit, së bashku me sulmuesin legjendar Andrij Shevçenko, teksa të gjitha të ardhurat e mbledhura shkuan për bamirësi për Ukrainën, që po kalon një moment të vështirë pas agresionit rus.

Të shumtë ishin yjet e futbollit në këtë duel, teksa skenën e rrëmbeu, një gol spektakolar i realizuar nga Klarenc Sedorf. Edhe pse në moshën 47-vjeçare, holandeze, vërtetoi se ka shumë klas në këmbët e tij, duke i surprizuar të gjithë të pranishmit me realizimin fantastik me të majtën nga jashtë zonës. Për më tepër shikoni pamjet.
Clarence Seedorf! What goal! Class is permanent. pic.twitter.com/cu1za3EtlW
— Kyama ⚽ (@ElijahKyama_) August 5, 2023
PANORAMASPORT.AL