Duel i çmendur mes Bolonjës dhe Juventusit, që prodhoi plot 6 gola! Përballja e javës së 37-të të Serisë A, u mbyll në barazim 3-3 duke prodhuar shumë emocione.
Vendasit e Tiago Motos, arritën të shënonin plot 3 herë, duke i çuar shifrat në 3-0, por nuk mundën ta menaxhonin dot këtë epërsi.
Dopieta e Kalafiorit në minutat 2 dhe 53 dhe goli i Kastros në minutën e 11-të, elektrizuan tifozët vendase, ndërkohë që Kieza, Milik dhe Jilldiz, shmangën disfatën e Juventusit, teksa ky ishte barazimi i gjashtë radhazi në kampionat për bardhezinjtë.
Gjithsesi ky barazim mban në vendin e tretë Bolonjën me pikë të barabarta me “Zonjën e Vjetër”. Në duelin e javës së fundit, Bolonja do të luajë në transfertë ndaj Xhenoas, ndërkohë që Juventusi pret Monzën në shtëpi.
FT: BOLONJA-JUVENTUS 3-3
Kalafiori 2′, 53′, Kastro 11’/ Kieza 76′, Milik 83′ Jilldiz 84′
GOLI I JILLDIZ: VIDEO
GOLI I MILIK: VIDEO
GOLI I KIEZËS: VIDEO
GOLI I DYTË I KALAFIORIT: VIDEO
GOLI I KASTROS: VIDEO
GOLI I KALAFIORIT: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL