• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Ndeshje e çmendur! Milani merr 3 pikë dramatike, Pioli qëllon zëvendësimet

21/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshje dramatike me 5 gola! Milani rrëmbeu 3 pikë dramatike në transfertë ndaj Udinezes, në përballjen që i pati të gjitha. Kuqezinjtë arritën të përmbysnin bardhezinjtë në minutat e fundit, falë golave të Joviç dhe Okafor, të cilët u hodhën në fushë nga trajneri Pioli në pjesën e dytë. Duket se trajneri kuqezi i qëlloi zëvendësimet, duke dalë në fund të sfidës me 3 pikë të arta.  

milaniii

Loftus-Çik ishte ai që hapi sfidën në minutën e 31-të, ndërkohë që Samarxhiç vendosi baraspeshën në minutën e 42-të. Në pjesën e dytë Udineze përmbysi shifrat me Thauvin, i cili tundi rrjetën në minutën e 62-të.  

renditjaaa

Milani nuk u dorëzua, duke përmbysur sërish duelin falë golave të Joviç dhe Okafor në minutat 83 dhe 90+3.  Falë këtij triumfi Milani u ngjit në kuotën e 45 pikëve, 4 më pak se Juventusi i vendit të dytë.   Sfidën e radhës Milani e luan në shtëpi ndaj Bolonjës.  

FT: UDINEZE-MILAN 2-3

Samarxhiç 42′, Thauvin 62′  / Loftus-Çik 31′, Joviç 83′, Okafor 90+3′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida!

90+3′ GOOOOL MILAN 2-3/ Përmbysje dramatike, Okafor shënon golin e avantazhi për kuqezinjtë. (VIDEO) 

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

83′ GOOOOL MILAN 2-2/ Vendoset baraspesha, serbi Joviç tund rrjetën! Sulmuesi e pati shumë të thjeshtë të devijonte topin drejt rrjetës (VIDEO)

75′ Pioli kryen zëvendësimin e radhës, largohen Kalabria dhe Pulisiç në fushë, Joviç dhe Florenci.

74′ Milani është hedhur i gjithi në sulm në kërkim të golit të barazimit.

68′ Zëvendësim te Milani, largohet Rejnder, vendin e tij e zë Okafor.

62′ GOOOOL UDINEZE 2-1/ Gafë në mbrojtje e milanistëve, përfiton Thauvin që shënon golin e përmbysjes. (VIDEO)

59′ Pranë golit Milani me Zhiru, që provon me kokë, por tentativa e tij ndalet nga portieri i Udinezes. (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 6 minuta shtesë.

42′ GOOOOL UDINEZE 1-1/ Vendoset baraspesha, Samarxhiç realizon me një gjuajtje në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës. (VIDEO) 

38′ Majk Menja rikthehet në fushë. (VIDEO) 

33′ Ndeshja braktiset për afro 5 minuta nga Majk Menja, për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve të Udinezes. (VIDEO) 

31′ GOOOOL MILAN 0-1/ Zhbllokohet sfida, skuadra e Piolit kalon në avantazh me anglezin Loftus-Çik. Mesfushori goditi saktë në afërsi të pikës së penalltisë pas asistit të Teo Hernandez, duke tundur rrjetën. (VIDEO) 

27′ Milani rrezikon sërish me Adli, që provon nga goditja e dënimit, por tentativa e tij grushtohet në këndore nga portieri.

16′ Rastin e parë të rrezikshëm e regjistron Milani me anë të Zhiru, që gjuan bukur nga e majta e zonës, por topi ndalet nga portieri Okoje, që i mohon golin sulmuesit francez. (VIDEO) 

13′ Ende asnjë gjuajtje e rrezikshme në portat respektive. Milani shfaqet më kërkues në këto momente, por mungon saktësia para portës.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

UDINEZE (3-5-1-1): Okoje; Ferreira, Perez, Kristensen; Ebosele, Lovriç, Uollas, Samarxhiç, Kamara; Pereira; Luka.
Trajner: G. Çofi

MILAN (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Kjaer, Gabia, Hernandez; Rejinders, Adli; Pulisiç, Loftus Çik, Leao; Zhiru.
Trajner: S. Pioli

saddassdaassdadasads

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Milan sensacional, përmbys në fund rezultatin ndaj Udineses

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.