Milani dhe Fiorentina kanë dhuruar sot një ndeshje spektakolare në “San Siro” ku dy skuadrat nuk kanë kursyer asgjë e në fund e kanë mbyllur me nga një pikë pas barazimit 2-2.
Starti i ndeshjes ishte e gjithi i miqve, të cilët e panë veten brenda 10 minutash në avantazh të dy golave falë autogolit të Çau e më pas rrjetës të tundur nga Ken. Milani u përgjigj me Abraham në pjesën ë parë, duke bërë që të paktën të mos shkohej në pushim me një diferencë të thellë.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë dukeshin më kërkues në lojën e tyre, por pa arritur të kalonin De Gean. Megjithatë, Joviç gjeti një korridor mes mbrojtësve dhe shënoi golin e barazimit i vetëm para portierit.
Nga ai moment të dy skuadrat bënë një ndeshje shumë të hapur me rastet që nuk ndaleshin në të dy portat, por ku De Gea e Menja bënë mrekulli radhazi. Kësisoj, në fund të dy ekipet morën nga një pikë në barazimin 2-2 që në fakt nuk u shërben shumë për klasifikimin.
MILAN-FIORENTINA 2-2
23′ Abraham, 64′ Joviç / 7′ (ag) Çau, 10′ Ken
NGJARJET KRYESORE
Goli i anuluar i Dodo (VIDEO)
Menja ndal gjuajtjen e fortë të Ken nga jashtë zonës (VIDEO)
Menja ndal gjuajtjen me kokë të Ken (VIDEO)
Ndërhyrje e saktë e De Gea ndaj Hiimenez (VIDEO)
De Gea bllokon gjuajtjen e Teo Hernandez (VIDEO)
Menja shpëton portën nga Ken (VIDEO)
Goli i Joviç (VIDEO)
Menja ndal gjuajtjen e Beltran (VIDEO)
De Gea bën pritjen e dyfishtë ndaj Reijnders dhe Pulisiç (VIDEO)
De Gea ndal gjuajtjen e Abraham (VIDEO)
Fofana gabon para portës (VIDEO)
Goli i anuluar i Ranierit (VIDEO)
Goli i Abraham (VIDEO)
Goli i Ken (VIDEO)
Goli i Çau (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (4-2-3-1): Menja, Uoker, Çau, Tomori, Teo Hernandez, Musah, Fofana, Pulisiç, Reijnders, Leao, Abraham.
Trajner: S. Konseisao
FIORENTINA (3-5-2): De Gea; Pongraçiç, Mari, Ranieri; Dodo, Mandragora, Kataldi, Faxholi, Parisi; Gudmundson, Ken.
Trajner: R. Paladino
PANORAMASPORT.AL