Situata të paprecedenta u regjistruan në duelin mes Lihtenshtejnit dhe Bosnjë Hercegovinës, të zhvilluar mbrëmjen e sotme, duel ky i vlefshëm për kualifikueset e Europianit, i cili përfundoi me rezultatin 0-2. Një numër i konsiderueshëm tifozësh kishin udhëtuar nga Bosnja duke protestuar ndaj presidentit të Federatës, Viko Zeljkoviç.
“BHFanaticos”, grupimi i tifozerise se kombëtares boshnjake, ka ndërprerë për disa minuta ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit duke hedhur flakadan dhe tymues te shumta në fushë nga tribuna mike ku ishin vendosur, në shenjë proteste ndaj presidentit. Tifozët boshnjakë kërkojnë largimin e Vico Zeljkoviç, i cili urrehet nga ultrasit dhe konsiderohet si armik i tifozerisë.
Për shkak të incidentit të ndodhur në Lihtenshtejn, Federata Boshnjake e Futbollit, do të paguajnë një gjobë të rëndë dhe pikërisht ky ishte qëllimi i tifozerisë mike. Zeljkoviç është një biznesmen boshnjak dhe ekzekutiv futbolli, i cili është presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Bosnia-Herzegovina fans away to Liechtenstein. Goosebumps.#EURO2024 #LIEBIH pic.twitter.com/7U3EHZN4KC
— BiHFootball (@BiHFootball) October 13, 2023
Nga 19 qershori i vitit 2018 deri më 6 gusht 2020, Zeljkoviç ishte president i klubit boshnjak Borac Banja Luka.
“I pred Bogom i pred svijetom zavjet ćemo dati. Nikad Bosna, nikom Bosna, neće robovati”,
— BiHFootball (@BiHFootball) October 13, 2023
PANORAMASPORT.AL