• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Newcastle “shkatërron” Chelsea, “blutë” e Londrës mposhten me “poker”

25/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Chelsea është mposhtur në transfertë nga Newcastle me rezultatin e thellë 4-1.

Pjesa e parë u mbyllë me shifrat 1-1, ku fillimisht shënoi Isak për vendasit dhe më pas Sterling barazoi me një gol tepër të bukur.

Pjesa e dytë nuk ishte aspak në favor të Chelsea. Newcastle shënoi menjëherë dy gola të shpejtë në minutën e 60’ dhe të 61’, ku Lascelles dhe Joelinton e çuan rezultatin në 3-1.

Në minutën e 69’ u aktivizua dhe Broja, por sulmuesi shqiptar nuk mundi të ndihmonte skuadrën për të ngushtuar rezultatin, pasi në minutën e 73’ Reece James la Chelsea me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të marrë prej tij.

Gordon shënoi edhe golin e katërt për vendasit, duke turpëruar kështu akoma edhe më shumë skuadrën e Pochettino.

Me këtë fitore, Newcastle renditet në vendin e gjashtë me 23 pikë, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e 10 me 16 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat e ndeshjes

Next Post

15-vjeçari i Milanit i grumbulluar për Fioren, Kamarda me Ibrën dhe me numrin 73

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.