• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Nga futbollist në mirëmbajtësin e prozhektorëve, njihuni me historinë e ish-mbrojtësit të Sitit

28/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ish-futbollist i Mançester Sitit sot rregullon llambat e prozhektorëve të stadiumeve pasi ka hequr dorë nga biznesi i tij si hidraulik.Collage Maker-28-Jun-2023-12-32-PM-8527

Ish-mbrojtësi Shei Logan iu bashkua akademisë së “qytetarëve” kur ishte fëmijë dhe vazhdoi derisa debutoi me skuadrën e ekipit të parë në vitin 2007. Ai e bëri debutimin e tij për Sitin atë vit në Kupën e Ligës kundër Bristol Sitit dhe e pasoi atë me një tjetër ndeshje në raundin e radhës kundër Noruiçit. Gjërat po shkonin mirë për talentin e “qytetarëve” pasi ai debutoi edhe në Premier Ligë kundër Portsmuthit në shkurt 2009.

Megjithatë, kjo do të ishte shija e vetme që ai ndjeu nga kampionati anglez dhe shpejt e gjeti veten një lojtar pa kontratë në vitin 2011 me vetëm ato tri prezenca në emër të tij. Gjatë kësaj periudhe në “Etihad”, ai kishte provuar periudha huazimi në ligat e ulëta me Grimsbi Taun, Skanthorp, Stokport dhe Tranmere, por ishte Brentfordi që atëherë luante në Ligën e Parë (kategoria e tretë) që e transferoi përfundimisht. Ai luajti për tri sezone në Londrën Perëndimore, ku luajti rregullisht dhe u transferua përfundimisht tek Aberdini në Skoci pas një huazimi të suksesshëm në vitin 2014. Ishte pikërisht me këtë klub ku ai arriti majat e karrierës së tij, duke regjistruar 200 ndeshje dhe fituar edhe Kupën e Ligës Skoceze.

Një huazim te Hërts i dha atij medaljen e fituesit të kampionatit skocez në 2021-shin. Shei Logan punonte fshehurazi si hidraulik, ndërsa luante ende në Skoci. Ai hoqi dorë nga ai profesion në fillim të këtij muaji për t’u përqendruar në një karrierë të re, teksa është rikthyer në ishstadiumin e tij tek Aberdini, “Pittodrie”. Ish-mbrojtësi i djathtë mori një detyrë për të mirëmbajtur prozhektorët e stadiumit.

Logan postoi një video të tij në punë në rrjetet sociale, i varur me litarin e sigurisë dhe me mbrojtëse në kokë shoqëruar nga dicitura: “Për t’u siguruar që dritat funksionojnë. Nga duke luajtur nën projektorë, te puna me to”. Por ai nuk ka ndër mend që të qëndrojë larg në këtë punë, por i ka hedhur sytë në një karrierë në industrinë e naftës, e cila është më fitimprurëse financiarisht. Ai shkroi në platformën profesionale “LinkedIn”: “Të punoj në biznesin e naftës është diçka për të cilën do të jem 100 për qind i përkushtuar”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Gundogan, telefonata e lamtumirës për Guardiolën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.