Sunday, 24. May 2026
Sport

VIDEO/ Nga Palermo në elitën çeke, lojtari mirditor shënon golin e parë me klubin e ri

GS 03/03/2025 1 Min. Lesezeit

Masimiliano Doda ka gjetur dje golin e parë me Dukla Pragën. Lojtari i lindur në Rrëshën i dha një pikë skuadrës së tij në transfertën e Slovan Liberec, pasi sfida u mbyll 1 me 1.

Screenshot 2025-03-03 092920

Doda dërgoi topin në rrjetë pasi goditjes me kokë. Klubi ku mbrojtësi u afrua në verën e kaluar nuk po kalon një formë të mirë, ndërsa është në luftë për mbijetesën.

Kjo ishte edhe ndeshja e parë për Dodën si titullar në kampionatin çek. Eksperiencat e mëparshme i ka pasur vetëm në Itali ku Palermo ishte klubi i fundit.

24-vjeçari ka qenë më parë dhe pjesë e kontigjentit U-21 për Shqipërinë.

Goli i Masimiliano Dodës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: