Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur sot në La Liga, në ndeshjen mes Real Vajadolid dhe Getafes, ku dy lojtarë të ekipet vendas thuajse janë zënë me grushte në pankinë.
Ngjarja ndodhi në minutën e 66 të sfidës kur Huanmi Latas ishte kthyer në stol pasi ishte zëvendësuar nga trajneri. Në ato momente kamerat shfaqin Luis Perez, po të Vajadolidit, i cili filloi t’i fliste i acaruar në pankinë. Më pas, ai tentoi ta godiste me grusht shoku e skuadrës, i ndalur për fat nga Komert.
Zvicerani jo vetëm nuk e lejoi ta gjuante, por edhe i vuri dorën në gojë në mënyrë që të mos shihej e dëgjohej ajo që po thoshte lojtari, para se Latasa të çohej dhe të shkonte drejt dhomave të zhveshjeve.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL